SHITET NJESI TREGTARE - PARK AVENUE, BULEVARDI I RI
€605,000
123.9 m²
Sip Neto
151 m²
Sip Bruto
Suela Qelibari
+355694763092
Detajet e Pronës
Park Avenue – Standardi i Ri i Biznesit dhe Jetesës Urbane në Tiranë I pozicionuar në qendrën e re urbane të Tiranës, përgjatë Bulevardit të Ri – një prej zhvillimeve më moderne të kryeqytetit – Park Avenue është një projekt vizionar që bashkon jetesën, biznesin dhe komoditetin në një koncept unik. Ky kompleks shumëfunksional përfshin rezidenca luksoze, zyra moderne dhe njësi tregtare të konceptuara në përputhje me nevojat e kohës, të ndërthurura me sheshe rekreative, hapësira të gjelbra dhe akses të drejtpërdrejtë në infrastrukturën kryesore të qytetit. Park Avenue është një ndërtesë e pajisur me certifikimin ndërkombëtar BREEAM, që garanton ndërtim të qëndrueshëm, eficiencë energjetike dhe komoditet maksimal për përdoruesit dhe investitorët. Në shitje: Njësi Tregtare Open Space – Kati i 4 Sipërfaqe Neto: 123.9 m² Sipërfaqe Bruto: 151 m² Kati: i 4 Orientimi: Lindje – Veri Pamje: E lirë dhe panoramike Tipologji: Ambient open space, fleksibël për ndarje të brendshme Opsion zgjerimi: Ekziston mundësia për shtesë sipërfaqeje bruto deri në 302 m², me çmim shtesë, për t’u përshtatur më mirë me kërkesat e biznesit tuaj. Park Avenue nuk është vetëm një hapësirë. është një investim në të ardhmen tuaj, në zemër të një zone që po transformon mënyrën si zhvillohet Tirana. Për informacione të mëtejshme ose për të planifikuar një vizitë, na kontaktoni!


